Natyrë

Fshati i Pezës

Vlerësime 0

Fshati i Pezës ndodhet rreth 12 km larg qendrës së kryeqytetit. Në qendër të fshatit është muzeumi, ku gjenden një mori dokumentesh dhe fotografish të cilat flasin për historinë e LANÇ. Ky muze qëndron i hapur gjatë gjithë kohës dhe ofron fakte historike që janë ruajtur ndër dekada. Gjatë vizitës në Pezë mbetet për tu parë lapidari dhe shtëpia e vjetër e Myslim Pezës. Lapidari dëshmon për konferencën e mbajtur në vitin 1942, me shkronja të gdhendura që rrëfejnë në pak rreshta historinë dhe shtëpia e Myslim Pezës e cila i jep këtij fshati një rëndësi historike dhe turistike njëkohësisht. Në Pezë ndodhen edhe varrezat e Dëshmorëve, me Monumentin “Lavdi dëshmorëve të Pezës heroike” i
realizuar në vitin 1977. 
•Popullsia e kësaj zone vazhdimisht ka ngritur krye kundër sundimit të perandorisë bizantine këtë e tregon edhe pjesëmarrja e saj në kryengritjen e vitit 1336 dhe në atë të vitit 1432 të udhëhequr nga Andrea Topia. 
•Gjithashtu kanë marë pjesë edhe në luftërat kundër pushtuesit osman nën udhëheqjen e Skënderbeut. 
•Për nga kontributi që ka krahina e Pezës, Unioni Botëror i Krahinave Martire dhe i Paqes të Luftës së Dytë Botërore e ka zgjedhur atë anëtare me të drejta të plota dhe zona e Pezës është shpallur “Zonë Martire”. E gjithë zona ka një natyrë të mrekullueshme dhe banorët e saj shquhen për traditat mikpritëse e bujare. Ata merren më shumë me bujqësi, me blegtori, me kultivimin e ullinjve, vreshtarisë dhe serave me perime. Një tjetër atraksion për zhvillimin e turizmit në këtë zonë është edhe peshkimi, ku shumë të pasionuar pas peshkimit kanë mundësi të gjuajnë peshk në dy rezervuarët e zonës, në të cilët kultivohen lloje të ndryshme peshqish. Tashmë është kthyer në traditë që çdo 16 shtator në Pezë të kremtohet dita historike e Konferencës së Pezës si një aktivitet i përvitshëm. Në këtë ditë organizohen një sërë aktivitetesh si: panairi i kulinarisë me gatime tradicionale, lojëra për fëmijë, shfaqjet e cirkut, muzikë live, DJ etj, me një pjesëmarrje të të gjitha grupmoshave. Fshati i Pezës mbetet për tu vizituar për kështjellën antike, monumentet historike, arkitekturën tradicionale, monumentet natyrore, liqenet. Gjithashtu është edhe një mrekulli e natyrës me hapësira të mëdha ku në fundjavë popullohet nga familjarë që organizojnë piknikë dhe është aq këndshëm kryesisht për fëmijët që luajnë të gëzuar, të lirë, në hapësirat e blerta.

Book your vacations

Adresa

Peza, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose