Petrela ndodhet 12 km në juglindje të kryeqytetit, të Tiranës. Petrela kufizohet në lindje me Dajtin, në jug me Bërzhitën, në perëndim me Baldushkun dhe në veri me Farkën. Fshatrat e saj shtrihen në të dy anët e luginës skenik të Erzenit.
Zona e Petrelës karakterizohet nga natyrë, me një klimë tipike mesdhetare. Kjo zonë ka një biodiversitet të pasur: me fusha, kodra dhe lugina. Një ndër atraksionet më të vizituara është Kalaja e Petrelës, me një histori të pasur që daton në shek.VI para Krishtit. Gjithashtu në Petrelë gjendet edhe: Tyrbja e Nuses, Vendbanimi antik i Përsqopit dhe Lapidari i Petrelës.
Janë të shumtë pushuesit që preferojnë gjatë verës, të bëjnë banjo dielli dhe të freskohen në ujërat e lumit Erzen, ku nuk mungojnë edhe aktivitetet e tjera ujore. Petrela mbetet për tu vizituar për natyrën e mrekullueshme, për historinë e kalasë së saj, për resortet turistike të cilat janë vendosur përgjatë lumit, ku në fundjavë mbushen plot me turistë vendas dhe jo vetëm.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Petrelë, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar