Natyrë

Mozaiku i Tiranës

Vlerësime 0

Mozaiku në bllokun Partizani është një monument i trashëgimisë kulturore në Tiranë. Ky monument është i llojit "Art", i miratuar në qershor të vitit 1973. Tipologjia e saj është mozaik, e ndërtuar në shek.V-VI.

Në vitin 1972 në bllokun Partizani, gjatë punimeve për ndërtimin e një godine banimi u hasën rrënojat e një ndërtese antike. Arkeologët me të filluar gërmimet zbuluan se ambientet ishin të shtruara me mozaik, ku u konstatua gjithashtu edhe prania e ambienteve të një kishe të kultit kristian.

Ky vendbanim datohet në shek.I p.e.s dhe mendohet të ketë qenë banesë e tipit rural, me një sipërfaqe rreth 250 m². Rrënojat ku gjendet Mozaiku i Tiranës, renditen në tipologjinë e kishës paleokristiane njënefshe. Në fillimet e veta objektet e kultit kristian shfrytëzuan arkitekturën paraardhëse romake, duke përshatur ndërtimet e veçanta, në ambiente të kultit kristian.

Të tre ambientet e vendbanimit janë të shtruara me mozaik, ku dominojnë motivet gjeometrike e floreale: si gërsheti i stilizuar, tipike këto në fillimin e artit paleokristian. Në mozaikun e narteksit motivet paleokristiane janë më evidente me simbolet: e peshqve, e gjetheve të urthit, e gërshetit dysh dhe e simbolit të kryqit.

Gjatë viteve 2003-2004 u zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret ishin: vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit. Mozaiku u rihap për publikun në janar 2010 dhe mbetet siti arkeologjik, më i vizituar i qytetit.

Book your vacations

Adresa

8RJ3+2MQ, Tirana, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose