Natyrë

Monumenti  i Çerçiz Topullit

Vlerësime 0

Monumenti  i Çerçiz Topullit, ndodhet ne sheshin kryesor historik te Gjirokastrës. Emrin e ka marrë për shkak të figurës revolucionare Çerçiz Topulli, i cili konsiderohet si hero kombëtar. Ai lindi në Gjirokastër në vitin 1880 dhe luftoi kundër sundimit osman në fillim të shekullit të 20-të. Një nga arritjet e tij më të dukshme ishte vrasja e Bimbashit turk (komandant osman i 1000 ushtarëve të vendosur në Gjirokastër). Çerçizi, së bashku me vëllain e tij Bajo, vranë Bimbashin më 25 shkurt 1908.

Pas pavarësisë së Shqipërisë në 1912, Çerçizi dhe çeta e tij luftuan për të mbrojtur territorin e ri nga pushtuesit. Çerçizi u vra në Shkodër teksa luftonte me forcat malazeze. Gjirokastritët e krahasojnë Çerçizin me heroin e famshëm revolucionar Che Guevarra. Me pamje nga sheshi është një skulpturë e Çerçizit e skalitur nga Odise Paskali, artisti më i madh shqiptar i realizmit socialist.

Book your vacations

Adresa

Sheshi Çerçiz Topulli, Gjirokastra, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose