Natyrë

Fshati Mollas, Kolonja

Vlerësime 0

Fshati Mollas ndodhet në pjesën veriore të Ersekës, në Kolonjë. Fshati kufizohet me Komunën Qendër Ersekë në jug, me malin e Gramozit në lindje dhe me Komunën Çlirim në perëndim.

Fshati Mollas ështe krijuar më 26 korrik të vitit 1992 dhe ka një popullsi prej 4056 banorë. Mollas shtrihet në pllajën e Kolonjës në një lartësi që varion nga 850 deri 1.200 m mbi nivelin e detit, kurse lartësia maksimale arrin në 1.750 m në malin e Gramozit. Klima është mesdhetare, me një verë të thatë e dimër të ftohtë me rreshje të shumta dëbore e shira.

Ekonomia bazohet në bujqësi dhe blegtori. Toka arë kap një siperfaqe prej 1.867 ha, nga të cilat tokë e mbjellë me bimë të arave, drufrutorë, vreshtari dhe pjesa tjeter është inproduktive e cila shërben si kullote për blegtorinë. Në Mollas rriten gjedh, bagëti të imta, bletë dhe shpendë.

Book your vacations

Adresa

SH75, Mollas, Bashkia Kolonjë

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose