Natyrë

Kalaja e Marshejt

Vlerësime 0

Kalaja e Marshejt ndodhet në një kodër shkëmbore të pjerrët pranë fshatit Marshej. Kalaja është një monument i trashëgimisë kulturore, në Shkodër. Ajo datohet në periudhën e vonë të bronzit 1500-1200 p.e.r. Kalaja e Marshejt ka një teknikë ndërtimi si kalaja e Gradishtës së Symizës në Korçë, me një linjë gurësh mesatarë e të vegjël të hedhur pa rregull. Nga veriu, kodra lidhet me një varg kodrash fqinje dhe mbi majën e saj ndodhet një shesh i vogël me përmasa 50x60 m. Kjo sipërfaqe rrethohet nga një ledh me planimetri eliptike. Muri nuk është ndërtuar mbi konturet e platformës së kodrës, por disa metra më poshtë, në shpatet e pjerrëta të saj. Muri ka një gjerësi prej 2.70 m, përbëhet nga dy faqe të ndërtuara me gurë të papunuar, pa ndonjë mjet lidhës dhe prej brendësisë që mbushet me gurë më të vegjël. Ky mur i përket një periudhe të dytë ndërtimi. Kalanë e Marshejt e ka përshkruar i pari, arkeologu austriak Camillo Praschniker. Kështjella e Marshejt është i vetmi fortifikim, ku shfaqen të dalluara qartë dy teknika  : ajo me ledhe dhe ajo me mure guri. Teknika dhe ekzistenca e dy periudhave të ndërtimit të çon në përfundimin se fortifikimi me
ledhe duhet t'i përkasë periudhës së bronzit.

Book your vacations

Adresa

Distretto di, Marshej, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose