Ishulli i Maligradit ndodhet në liqenin e Prespës, rreth 2.2 km larg nga Pusteci. Ishulli është me gjatësi rreth 800 m, me gjerësi rreth 200 m. Është i rrethuar nga shpate shumë të pjerrëta, me përjashtim të pjesës perëndimore.
Ishulli i Maligradit është pjesë e parkut kombëtar të Prespës, vetëm 20 min me varkë larg Pustecit. Ai fron një eksperiencë të mrekullueshme, mes vlerave natyrore, arkeologjike dhe kulturore.
Ishulli i Maligradit karakterizohet nga një numër i madh shpellash, të përshtatshme për faunën e egër. Në brendësi të ishullit gjendet kisha e Shën Marisë me një mbishkrim në faqen jugore, që i përket vitit 1345. Kjo kishë është një atraksion turistik i rëndësishëm jo vetëm për parkun kombëtar të Prespës, por për mbarë rajonin dhe Shqipërinë. Në Maligrad janë gjetur edhe objekte si: tjegulla, kolona e kapitele që sipas arkeologëve i përkasin një kishe paleokristiane që mendohet të ketë qenë në pjesën e sipërme të liqenit.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Maligrad, Rruga Makedonska, LajthizëJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar