Malësia e Kelmendit shtrihet në skajin verior të Alpeve Shqiptare, në Malësinë e Madhe. Kelmendi kufizohet në jug me Hotin, Kastratin dhe Shalën, në lindje me Gashin e Krasniqen dhe në veri me Vasojeviçët, Kuçin, Triepshin dhe Gruden.
Emri i tij vjen nga fjala latine clemens-tis, dmth: i urtë, i thjeshtë, i mirë. Albanologët e huaj si dhe ata shqiptarë, prejardhjen e këtij fisi e shpjegojnë sipas koncepteve të gojëdhanave popullore. Sidoqoftë, një mbiemër të dokumentuar të këtij fisi e gjejmë në vitin 1353, me emrin Gjergji, i biri Gjergj Kelmendit nga vendi Spasë dhe si fis të organizuar mirë, e takojmë në vitin 1497.
•Komuna e Kelmendi sot arrin në 6.344 banorë, të përqendruar në fshatrat : Vermosh, Lëpushë, Selcë, Tamarë, Brojë, Kozhnja, Nikç dhe Vukël.
•Banorët e këtij fisi, banojnë kryesisht rreth dy burimeve të lumit Cem, Vuklit e Selcës dhe lumit të Vermoshit.
•Kemi të bëjmë me një fis të lashtë, i cili gjatë invazioneve barbare sllavo-avare në trojet tona mbeti krejtësisht nëndhe deri në shek.XI.
•Në regjistrimet e hollësishme të Defterit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1497, kelmendasit para pushtimit turk jetonin në dy fshatra: fshatin Selçisha, ku ishte vendosur katundi Liçeni dhe fshati Çpaja-Spai-Ishpaja, ku ishin vendosur katër katunde.
Kelmendasit i quajnë njerëz të palodhur dhe trima.
•Në kohën e Rilindjes Kombëtare, në mesin e atyre burrave të Malësisë së Madhe të cilët morën pjesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në vitin 1878, ishte dhe seljani Ujke Gila, si vëlla më i madhi i katër bajraqeve që kishte Kelmendi.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
KELMENDI, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar