Natyrë

Lumi i Drilonit, Pogradec

Vlerësime 0

Lumi i Drilonit gjendet në rrethinat e Liqenit të Ohrit dhe Pogradecit, në Shqipëri. Burimet e tij ndodhen afër fshatit Tushemisht dhe Gurras, në juglindje të liqenit të Ohrit, rreth 4 km nga Pogradeci.

Ky monument natyre ka një pamje të pa krahasueshme. Lumi është një burim i madh gëlqeror që buron me rrjedhje vertikale të ujit në fund të bllokut gëlqeror, duke vazhduar më pas rrjedhjen në Liqenin e Ohrit.

Janë burime karstike me ujin e pastër dhe të ftohtë që del nga poshtë – lart dhe derdhet në liqenin e Ohrit në formën e një lumi disa qindra metra të gjatë.

Uji i tij, vjen nga Liqeni i Prespës përmes Malit të Thatë dhe krehta, me një rrjedhje prej 7 m³/s.

Përgjatë një pjese të lumit të Drilonit shtrihet edhe Parku i Drilonit i cili është i rrethuar me bimësi të dendur dhe ka një botë të pasur kafshësh. 

Book your vacations

Adresa

Rruga e drilonit Drilon, 7301, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose