Natyrë

Liqeni i Vaut të Dejës

Vlerësime 0

Liqeni i Vaut të Dejës i gjendur vetëm pak kilometra largë kryeqendrës së veriut (Shkodrës) është formuar nga ujëmbledhësi i lumit Drin më 1971 me ndërtimin e hidrocentralit me të njëjtin emër. Ai ka një sipërfaqe prej 24.7 km², me një thellësi maksimale 52 m.

Liqeni është magjepsës teksa kalon nëpër gryka të ngushta malesh, apo brigje pyjesh me shkurre dhe pisha.

Në të kaluarën ka shërbyer më së shumti për prodhim energjie, transport dhe peshkim ndërsa së fundmi një rëndësi e veçantë i është dhënë edhe turizmit. Në liqenin e Vaut të Dejës mund të bësh një alternim të mirë, mes banjove në ujërat e ëmbla dhe të pastra, eksplorimit të natyrës dhe pushimit nëpër pikat e agroturizmit.

Një nga bukuritë që nuk duhen humbur për asnjë arsye është ishulli i Shurdhahut, i njohur si qyteti mesjetar i Sardës ku kanë bashkëjetuar tre kultura të veçanta ajo e Mirditës, e Malësisë dhe e Zadrimës.

Book your vacations

Adresa

Vau i Dejes Reservoir, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose