Natyrë

Liqeni i Prushit

Vlerësime 0

Liqeni i Prushit ndodhet në fshatin me të njëjtin emër, në Prush të Tiranës. Ai është një liqen artificial, i pozicionuar në një ambient të rrethuar me kodra të pyllëzuara me pisha.

Liqeni nuk është shumë i madh, por të ofron një pamje shumë relaksuese. Aty të duket sikur je në një oaz bimësie, midis pishave. Liqeni i Prushit mbetet një destinacion që mund të vizitohet në fundjavë, për bukurinë e natyrës, për ajrin e pastër dhe për ecje në shtigjet që ka rrotull. Largësia nga Tirana për te liqeni është vetëm 12 km dhe ndiqet rruga në drejtim të Vaqarit.

Book your vacations

Adresa

8P6Q+75Q, Prush, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose