Shpella e Mbytjes ndodhet pranë Krrabës, në Tiranë. Shpella ka veçantinë e saj, me një diversitet stalaktitesh dhe stalakmitesh, që ndryshojnë si nga forma dhe nga ngjyra.
Ngjyrat që karakterizojnë janë e bardha e kristaltë, e kuqja dhe e kafta, të miksuara në një pamje mahnitëse. Mendohet se emërtimi i saj vjen: nga gurët që kanë rënë nga mali, duke zënë hyrjen shumë të vogël të saj. Ndërsa në të vërtetë brenda saj menjëherë pas hyrjes, del lartësia reale e shpellës. Shpella është me thellësi rreth 160 m dhe me lartësi deri në 15 m. Shpella mbetet për tu vizituar nga dashamirës të natyrës dhe vizitorë vendas, nëpër udhëtimet e tyre turistike, pranë kryeqytetit.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Shpella e Mbytjes, Antena, Krrabë e VogëlJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar