Natyrë

Shkëmbi i Kavajës

Vlerësime 0

Shkëmbi i Kavajës është një monument natyre, me emrin e qytetit të Kavajës. Shkëmbi me përmasa të mëdha është rreth 6 km nga Kavaja dhe rreth 8 km nga Durrësi. Ai gjendet fare pranë bregut të detit, me një lartësi që shkon deri në 105 m mbi nivelin e detit. Emri i Shkëmbit të Kavajës del në shumë legjenda që datojnë që nga kohët e lashta, por është edhe pjesë e fakteve historike. Që mbi 2000 vjet më parë njihej rëndësia strategjike e këtij masivi shkëmbor. Ai ka shërbyer si një fortesë natyrore, si vendi ku perandoritë më të mëdha të kohës zhvilluan betejat e tyre, si vendi ku u ndeshën Pompeu me Çezarin në vitin 48 para erës sonë. Ndërsa në vitin 1081, shkëmbi ka qenë edhe fushëbeteja e përplasjes së ushtrive bizantine e normane. 
Shkëmbi përfaqëson një gur konglomeratik, ranor, me moshë miocenike dhe i modeluar nga era. Ai është me gjatësi prej 560 m dhe me gjerësi afro 160 m. Në pjesën e tij të sipërme dhe në shumë nga pjesët anësore vertikale, masivi shkëmbor është i mbuluar me shkurre e pemë.  Ai vazhdoi të ishte objekt i një rëndësie të madhe ushtarake, duke u bërë edhe “muzeu” i shpenzimeve ushtarake të pakufishme. Si zonë ushtarake brenda tij u ndërtua një rrjet tunelesh të thella, ku ishin pozicionuar një bateri topash bregdetarë, me rreze veprimi deri në 27 km dhe disa reparte mjetesh të blinduara. Ishte kthyer në një fortifikatatë së bashku me Ishullin e Sazanit, si dy pika të papushtueshme të bregdetit tonë. Pas vitit 1990, u rrëzuan telat me gjemba që rrethonin Shkëmbin e Kavajës dhe gjithë zonën përreth. 
Shkëmbi i Kavajës mbetet një zonë me histori të pasur të luftërave të zhvilluara në këtë vend, luftëra që kanë qenë vendimtare në historinë e botës në atë kohë. Gjithashtu ai sot njihet edhe si zonë turistike, me formën e tij të veçantë, gjelbërimin e përhershëm, figurat që janë krijuar nga gërryerjet milionavjeçare të agjenteve atmosferikë dhe pozicionin ku ndodhet i japin Shkëmbit të Kavajës një pamje fantastike, duke krijuar një peisazh shumë tërheqës.

Book your vacations

Adresa

Rashbull, Bashkia Durrës, Durrës County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose