Natyrë

Shpellat karstike në Gips

Vlerësime 0

Shpellat karstike në Gips ndodhen në masivin gjipsor të Mëngajve, vetëm 8 km në lindje të qytetit të Kavajës. Është reliev kodrinor, i copëtuar, në lartësinë rreth 120-450 m mbi nivelin e detit. Procesi i karstit është shumë i zhvilluar në sipërfaqe por edhe nëntokësor, me të cilën lidhen disa shpella. Në total janë eksploruar në bashkëpunim me grupin speleologjik të Faencës në Itali, shtatë shpella, por ka edhe të tjera. Shpellat janë të mbushura me konkrecione apo mikroforma që të mrekullojnë me larminë e ngjyrave dhe
formën e luleve të gurta. Disa nga shpellat janë: e Bishës me gjatësi 100 m, e Zbujit 70 m, e Gjipsit 250 m, e Rezervave 100 m, e Kripës ose e Banditëve 100 m, e Gjipsarëve 80 m dhe e Merkajve 130 m. Shpella karstike së bashku me peizazhet karstike dhe rurale, pyjet e pishës, galeritë e minierës së dikurshme të kripës së gurit mbartin vlera të mjaftueshme për ta shpallur këtë territor park rajonal me vlera shkencore, ekologjike, kulturore, didaktike e turistike.

Book your vacations

Adresa

Mengaj, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose