Natyrë

Plazhi i Karpenit

Vlerësime 0

Plazhi i Karpenit ndodhet në jug të Golemit, në Kavajë. Plazhi nis nga derdhja e përroit të Dracit dhe arrin deri në kodrat e Karpenit, në një gjatësi 1.5 km.  Fusha përreth është e kripëzuar dhe ka një faunë tipike baltovine, me pak shpendë si: bishtëtundësi i bardhë, drenja e fushës, vraponjësi gushbardhë, sqepholli i xunktheve, dallëndyshja e detit etj.

Plazhi i Karpenit është 6 km larg rrugës automobilistike. Në kodrat pranë detit janë ndërtuar disa vila tip alpine për pushuesit që e frekuentojnë. Bregu i detit me rërë të bardhë dhe ujë të kaltër mbetet një destinacion  për tu vizituar nga pushues që kërkojnë atë qetësinë mendore  larg zhurmës nga plazhet e mbipopulluara dhe vetëm me kaltërsinë e detit dhe ngrohtësinë e diellit.

Book your vacations

Adresa

Umami Beach Resort Karpën, Rruga Herbert, Golem

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose