Natyrë

Kanionet e Nivicës

Vlerësime 0

Kanionet e Nivicës ndodhen në afërsi të Nivicës, në jug të Shqipërisë. Kanionet janë formuar nga erozioni i Përroit të Nivicës, pjesë e lumit të Bençës, në shkëmbinj karbonatikë. Ai shtrihet me gjatësi prej disa km, me gjerësi 15 m dhe thellësi deri në 700 m.

Përroi i Nivicës ka formuar një grykë me shtrat tepër të ngushtë, rreth 3 km gjatësi, vijon me  pellgun në Merje dhe bashkohet me Gurrën e Progonatit. Fundi i tij është tepër i rregullt, me thyerje ose pragje, me vrulle, me gropa, me brazda të thelluara në fundin shkëmbor të kanionit, me pamje ovale në trajtë kazanorësh dhe me ujë të pastër e të kulluar.

Nivica është një vendbanim i hershëm ilir, me një kala ende të paeksploruar dhe një zonë banimi ku mendohet se ka pasur një qendër urbane të rëndësishme. Ujëvara e Gurës dhe dy të tjera poshtë saj, janë formuar nga uji  që shkëputet e bie nga lartësi të mëdha, rreth 30-40 m.

Edhe pse kanioni shfaqet gjithnjë e më i thellë, pamja e tij me plot kontraste natyrore të magjeps. Magjia vazhdon me rrëpirat, me shtratin e shkallëzuar dhe shpellat e shumta në faqen e shkëmbit, i cili mbetet një ndër destinacionet më të bukura, që natyra na e dhuron plot bujari.

Book your vacations

Adresa

Kanionet e Nivices, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose