Ishujt e Ksamilit ose Ishujt e Tetranisit janë katër ishuj të vegjël që ndodhen 8 km në jug të Sarandës. Ishujt e Ksamilit përbëjnë pjesën më aktraktive të kësaj zone bregdetare.
Zona e kombinuar e katër ishujve të Ksamilit është 7.1 ha dhe janë pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Ishujt janë të largët dhe mund të arrihen vetëm me anije. Të katër ishujt kanë marrë emrin e fshatit ku ndodhen, Ksamilit, i cili është i vendosur në lindje të ishujve. Në një lartësi nga 7.5-15 m mbi nivelin e detit, këta ishuj të vegjël shkëmborë janë vendosur pranë njeri-tjetrit.
Në ishull janë ndërtuar disa restorante, të cilat janë të arritshme vetëm me varka. Shumë vizitorë e përzgjedhin Ksamilin për magjinë e ishujve, qetësinë, plazhet e vogla dhe të pastra, ndër më të bukurat e bregdetit Jonian.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Islets of Ksamil, Rr. 4 Ishujt, KsamilJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar