Natyrë

Fshati Gruemirë

Vlerësime 0

Fshati Gruemirë ndodhet në Malësisë e Madhe, në Shqipëri. Gruemira kufizohet në veri me Kom Qendër dhe Shkrelin, në lindje me Kom Pult, në jug me Kom Rrethinat dhe në perëndim laget nga Liqeni i Shkodrës. Emri i fshatit mendohet se vjen nga cilësia e një gruaje të mirë. Gojëdhënat thonë se: disa udhëtar të lodhur nga rrugëtimi i gjatë, i kërkuan ujë një gruaje e cila po mbushte boilerat tek puset që ndodheshin afër kroit në veri të fshatit. Në atë kohë ishte verë e thatë dhe puset kishin shumë pak ujë megjithatë thatësia e puseve nuk e ndaloi gruan të ndihmonte udhëtarët. E kundërta thuhet për fshatin në verilindje, sot i quajtur Grud-Fushë. Gruaja që ndodhej në puset e fshatit kur të njëjtët udhëtarë kaluan rrugën me karvanin e tyre, ajo ua mohoi madje i gjuajti me gur. Që në atë kohë emri i këtyre zonave mbetën me emrin "Gruemirë" si (gruaja e mirë) dhe Fushë "Grudë" si (gruaja e keqe). Emri i zonës apo fshatit ndeshet në kadastrat e Venedikut shek.XV si Grouemirë.

Book your vacations

Adresa

Gruemirë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose