Natyrë

Parku i Madh i Liqenit Artificial

Vlerësime 0

Parku i Madh i Liqenit Artificial ndodhet në jug të Tiranës. Sipërfaqja e përgjithshme e parkut është 156.9 ha ndërsa ajo e Liqenit Artificial është 4.5 ha. Parku dikur ishte një pyll i rralluar dhe njihej si Stanet e Gogëve, pasi ishin stane bagëtish të mbajtura nga vllehët, apo gogët në gjuhën popullore.

Parku përbën masivin më të madh të gjelbërimit, i cili filloi të ndërtohet në vitet 1950. Ndërsa më 1955, u krijua liqeni artificial  nga ujërat përreth si dhe u ndërtua me punë vullnetare diga me gjatësi 400 m, e cila i pengon ujërat të vërshojnë drejt Tiranës. Në pjesën jugore formohet pasqyra ujore e Liqenit Artificial që me shtrirjen e tij krijon gjire e gadishuj të vegjël shumë piktoreske.

Parku përbëhet nga një masiv kodrinor me shpate dhe me pjerrësi të vogël. Në vitin 1957-1958 filloi mbjellja e bimësisë dekorative, si dhe ndërtimi i infrastrukturës së parkut. Ky park përfshin liqenin artificial dhe disa pika atraktive si: Kishën e Shën Prokopit, memorialet e disa personaliteteve të njohura shqiptare etj. Në brendësi të tij gjenden memoriali i 45 ushtarëve britanikë dhe atyre gjermanë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe Mauzoleu i Familjes Mbretërore Shqiptare, ndërtuar në vitin 2012. Parku i Madh quhet ndryshe edhe mushkëria e qytetit për shkak të bimëve të shumta.                      

•Gjenden mbi 120 lloje: pemësh, shkurresh dhe lulesh.

•Në Park ndodhen dhe disa lloje shpendësh si: bilbili gushëkuq, bilbili këngëtar, bufi, harabeli i gurëve, shapka e vogël e ujit, dallëndyshja e zakonshme, gardalina etj. 

•Ndër kafshët mund të përmenden: breshka, hardhuca, disa lloje gjarpërinjsh, kërmilli, dhe mjaft insekte që rriten nën tokë dhe mbi tokë.  Në brendësi të parkut ndodhet amfiteatri, i quajtur "Teatri i Hapur i Tiranës", i ndërtuar në vitin  1974,  ku zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, kryesisht gjatë periudhës së verës. 

Parku dhe Liqeni Artificial mbeten një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, një destinacion që ofron ambiente natyrore, për të pushuar me familjen, për tu argëtuar me fëmijët, shoqërinë apo edhe duke vrapuar në natyrë për të mbajtur trupin në formë. Mjedisi me gjelbërim është i vetmi vend që këshillon mjeku për të kryer ritualin e ecjeve, duke ditur se natyra ushqen shpirtin, ngroh zemrën dhe qetëson mëndjen.

Book your vacations

Adresa

Shëtitore Parku i Madh, Njësia Bashkiake Nr. 2, Tirana

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose