Shpella e Mirë ndodhet në fshatin Besh-Livadh, të Tiranës. Ndryshe ajo njihet me emrin Shpella e Shëngjergjit. Ajo gjendet në malin e Brrarit në pjesën veri-lindore të tij.Shpella është pozicionuar në një lartësi të konsiderueshme nga fshati Besh-Livadh. Ajo është një shpellë me thellësi mbi 150 m dhe me lartësi, që varion nga 2 deri 10 m. Shpella ka stalaktite dhe stalakmite të formave dhe madhësive të ndryshme. Në të rriten disa lloje lakuriqesh nate.
- Sipas gojëdhënave: shpella ka shërbyer si një vend pagan ku bëhen rituale. Ajo quhet "e mirë" se uji që
pikon në të, ka fuqi shëruese dhe magjike. - Gjithashtu në fillim të shpellës vendosen enë, të cilat mbushen nga uji që pikon nga lart. Uji i mbledhur përdoret nga njerëzit, të cilët shkojnë për t’u shëruar nga sëmundje apo "syri i keq"...
Ditën e Shën Gjergjit më 6 Qershor, banorë të zonës përreth shkojnë dhe kalojnë një natë në shpellë dhe bëjnë kurban e pjekin mish në zjarr. Shpella mbetet për tu vizituar si një vend shumë i mirë edhe për dashamirësit e ngjitjes malore.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
CV4V+CW3, Tirana, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar