Gjiri i Vlorës fillon nga Kepi i Triportit dhe përfundon tek Kepi i Gjuhëzës, midis të cilëve gjendet ishulli i Sazanit. Gjiri është i gjatë 19 km dhe i gjerë 16 km. Në jug gjendet Fusha e Dukatit, e cila kufizohet prerazi prej maleve, detit dhe lagunës se Pashalimanit dhe në perëndim kufizohet me detin.
Zona e Myzeqesë, si dhe lugina e lumit të Vlorës (Shushica), të dyja janë mjaft të përshtatshme për bujqësi. Ndërsa pjesa e rrafshët ka toka të dobëta dhe kripëzim të lartë me kodrat që mbulohen me një shtresë të fuqishme mlyshi, e cila krijon kushte të favorshme për blegtori dhe frutikulturë.
Si zona jugore ashtu edhe ajo veriore gjatë mesjetës i janë nënshtruar një procesi progresiv kënetëzimi. Kushtet për lundrimin detar dhe qëndrimin e anijeve ne gjirin e Vlorës kane qenë mjaft të mira. Bankinat e rërës në të janë të pakta, ndërsa malet e larta që e qarkojnë nga toka krijojnë një barriere natyrale qe e mbron nga erërat, duke lënë të hapur vetëm veriperëndimin.
Gjiri i Vlorës ka komunikim me qendrat e krahinat e tjera të Shqipërisë si dhe me zonat e brendshme të Ballkanit, pasi në të, që në kohët antike përqëndroheshin një sërë rrugësh të rëndësishme.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Bae Vlorë, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar