Natyrë

Fshati Voskopojës

Vlerësime 0

Fshati i Voskopojës ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korcës. E pozicionuar në mes të pishave, Voskopoja ofron një kombinim unik të natyrës së bukur, një historie dhe kulture të pasur dhe gjithashtu një ushqim dhe shërbim të mirë. Klima në këtë fshat është me verë të freskët, dimër të ftohtë dhe me reshje dëbore gjatë pjesës më të madhe të kësaj stine. Këtu ndodhen edhe disa pista natyrale për ski. 

E njohur si qendër e rëndësishme kulturore që në vitin 1330, me kalimin e shekujve ajo u pasurua me mbi 24 kisha, Akademinë e famshme, shtypshkronjën e dytë të Perandorisë Osmane, si dhe plot institucione të rëndësishme të cilat u shkatërruan sa nga zjarret, luftrat, plaçkitjet apo tërmetet.

Voskopoja në vite u zhvillua dhe vazhdoi të ruajë zakonet, historinë dhe traditat e krijuara prej kohësh. Njëzetë e katër kishat e saj u kthyen në qëndra të rëndësishme edukimi liturgjik, të ruajtjes dhe përhapjes së gjuhës Shqipe, të ruajtjes së trashgimisë kulturore, të dokeve dhe zakoneve.

Voskopoja dallohet për përgatitjen e punimeve të dorës bazuar në mjeshtërinë lokale dhe burimet natyrore, veçanërisht për  punimin e drurit, thurrjen e veshjeve te leshta e shumë punime të tjera me vlerë.

Book your vacations

Adresa

Voskopojë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose