Natyrë

Fshati Velipojë, Shkodër

Vlerësime 0

Fshati bregdetar i Velipojes ndodhet 35 km nga qyteti i Shkodrës. Velipoja është një qendër turistike mjaft e këndshme, me peizazh të larmishëm, ku ndërthuren hijeshim deti, rëra, lumi, kodra, pylli, laguna, fusha, ligatinat. 

Zona turistike shtrihet në një sipërfaqe 300 ha dhe kufizohet në veri me rezervatin e Menaxhuar të Velipojës, në jug me detin Adriatik, në lindje me Lezhën dhe në perëndim me lumin Buna. Derdhja e Bunës në veri të vendit shënjon drejt jugut, vijën bregdetare shqiptare.

Plazhi i Velipojës është një nga plazhet më të mëdhenj në bregdetin e Shqipërisë. Ky plazh kufizohet në veri me grykëderdhjen e lumit Buna dhe në jug me plazhin e Shëngjinit. Me një vijë bregdetare prej 14.5 kilometra, ai ofrohet me hapësirat e pafundme të mbushura me rërë të zezë, pisha të buta bregdetare, ujë të pastër e të kthjellët, rezervate natyrore, laguna e ishuj që ndërrojnë formë si ëndjet më të hovshme të përfytyrimeve magjepsëse.

Velipoja ka një klimë të butë dhe verë mjaft nxehtë. Ajo është e pasur me vlera unike natyrore, ku dallohen ranishtja e madhe me gjatësi 14 km dhe me gjerësi 50-200 m, me rërë të imët dhe të pastër, e cila quhet nga banorët “rana e dermanit” për vetitë e saja kuruese. Plazhi ripërtërihet çdo vit nga baticat e zbaticat, me rërën e bregut të të gjithë ranishtes ka përqindjen më të lartë të jodit në të gjithë bregdetin shqiptar.

Velipoja mbetet një qendër turistike mjaft e këndshme, një ndër destinacionet e cila u ofron pushuesve mundësinë për të kaluar pushime të paharrueshme, në një vijë bregdetare me një pamje piktoreske dhe e pasur me vlera unike natyrore.

Book your vacations

Adresa

Velipojë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose