Natyrë

Fshati Nikolicë

Vlerësime 0

Fshati Nikolicë ndodhet në krye të luginës së Devollit, në veri të malit të Gramozit. Nikolica është fshati kyç i cili lidh krahinën e Devollit me atë të Kolonjës, nëpërmjet malit të Gramozit, rreth 1230 m mbi nivelin e detit.

Sipas gojëdhënave për emrin e fshatit thuhet se: ai është formuar nga bashkimi i dy emrave të banorëve të parë në një kompozitë, të çiftit Niko dhe Lica. Gjithashtu referuar edhe regjistrit turk të Korçës 1431, fshati Nikolicë ka pasur vetëm shtatë shtëpi. Kodikun e Korçës dhe Selasforit thuhet se: deri në gjysmën e parë të shek.XVIII, Nikolica ka qenë një qytet me 6.000 banorë, me mitropoli dhe me kisha të bukura.

Nikolica ndodhet 33 km në jug-perëndim të Bilishtit dhe 12 km në jug të fshatit turistik të Dardhës. Zona është e rrethuar me male të lartë mbi 1800 m, në një terren të mbuluar me pyje të lartë dhe të dendur si: ahu e pishe. Nikolica është një fshat kufitar, ku jetojnë vetëm pak familje. Ka klimë kontinentale malore, me dimër të ashpër dhe me ngrica, ku formohen shtresa të trasha të dëborës. Ndërsa vera është e shkurtër dhe e freskët. Fshati mbetet për tu vizituar për pamjen mgjike që ofron në çdo stinë të vitit.

Book your vacations

Adresa

Nikolicë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose