Natyrë

Fshati Guri i Zi, Shkodër

Vlerësime 0

Fshati Guri i Zi ndodhet në bashkinë e Shkodrës. Ky fshat e ka marrë emrin nga një masiv shkëmbor me përmasa gjigande, i cili ndodhet në qendër të fshatit. Ky gur është shumë interesant pasi përbërja e tij është e veçantë dhe nuk është e njëjtë me masivet e maleve përreth, të cilat kanë përbërje gëlqerore.

Ky gur shkëmbor magmatik, ka lartësi 42 m mbi nivelin e detit. Ai ka forma të përzgjatura rreth 120 m, me gjerësi mesatare 50-60 m dhe me  lartësi nga 8-10 m. Mendohet se është gur me bazë vullkanike, gjithashtu mbetet misterioze edhe rruga se si ka ardhur deri aty.

Kjo zonë ka një komunitet me tradita të mira, punëtorë dhe artdashës. Guri i Zi është i shtrirë buzë malit të Sheldisë me pamje mjaft të bukur. Pranë fshatit Gurit të Zi u zbulua shpella e Gajtanit, nga speleologët Myftar dhe Gëzim Uruçi në vitin 1950. Ky shkëmb është shpallur monument natyre në vitin 2008. Po ashtu shumë interesant është fakti që ky shkëmb ka peshë specifike shumë të lartë, se llojet e zakonshme të gurëve. Ky objekt natyror mbetet të vizitohet si atraksion turistik me vlera gjeomorfologjike dhe gjeologjike. Guri i Zi është një destinacion i përsosur për turistet që janë të interesuar për një eksperiencë autentike dhe për të shijuar bukurinë e natyrës së thellë malore.

 
 
 
Book your vacations

Adresa

Guri i Zi, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose