Fshati Dardhë gjendet 19 km në juglindje të Korçës. Ky fshat është i njohur për peisazhet e bukura natyrore dhe për qetësinë e tij. Dardha si shumë fshatra të tjerë të juglindjes së Shqipërisë, ka shtëpitë se saj karakteristike të ndërtuara me pllaka guri, rrugicat me kalldrëm, portat e zbukuruara me motive artistike e oborret plot me lule.
Dardha sot ka dhe muzeun e saj që kushdo dëshiron mund ta vizitojë. I ngritur nga vetë dardharët në shkollën që ndërtuan dikur me shpenzimet e tyre, emigrantët e këtij fshati që migruan në Amerikë, ky muze të impresionon me atë që paraqet, një shoqëri shqiptare tëpër të përparuar. Aty gjen figurat të njohura të shkencës tonë, arsimit, levizjes për pavarësi, të të gjitha fushave të kulturës etj. Një monument i rrallë i natyrës, që duhet vizituar është dhe Bredhi i Vishnjës, 120 vjeçar.
Për të gjithë të apasionuarit pas sportit te skive, në një nga pikat më tërheqëse dimërore të fshatit ndodhet pista e skive. Ndërsa për të gjithë ata që janë të interesuar për natyrën, Dardha nuk do tju zhgënjejë me mrekullitë e saj.