Natyrë

Fshati i Dajtit

Vlerësime 0

Fshati i Dajtit ndodhet në një afërsi prej 26 km nga Tirana. Territori i Dajtit është populluar herët dhe për vazhdimësinë e popullimit të kësaj zone e dëshmon edhe Kalaja e Dajtit, që është shpallur monument kulture në vitin 1963. Mali i Dajtit është shpallur “Park Kombëtar”, në qershor të vitit 1966. Mali i Dajtit është me një lartësi prej 1613 m, me një sipërfaqe prej rreth 3300 ha dhe me perspektivë zgjerimi deri ne rreth 11.000 ha. Në territorin e Dajtit janë gjetur një numër i konsiderueshëm objektesh dhe monumentesh kulture të periudhave të ndryshme të historisë, që nga Paleoliti i Hershëm.

Vegla pune të asaj periudhe janë zbuluar në rrëzë të Dajtit. Objektet e gjetura janë kryesisht vegla stralli, kryesisht thika, kruese dhe gërryese, me forma të larmishme. Gjithashtu janë gjetur edhe disa vegla prej kocke, të cilat në atë kohë kishin përdorim të gjerë, krahas përsosjes së mëtejshme të punimit të strallit.

Në hyrje të fshatit mbi një bregore të gurtë ndodhet ndërtesa e xhamisë së vjetër dhe në mes të lagjes është kroi i rregulluar me një tub metalik, e gurë të gdhendur bukur. Banorët e zonës meren kryesisht me bujqësi, blegtori dhe pemëtari. Fshati ka edhe një pemë molle me emër të veçantë, molla e Linës. Mban emrin e vashës së bukur e të zgjuar të fshatit që e mbolli këtë pemë. Por përveç mollëve në Dajt ka edhe drufrutorë të tjerë si arra dhe gështenja.

Dajti ka një klimë më të freskët e me ajër më të pastër, se pllaja ku shtrihet Tirana. Në përbërjen e tij janë: rreth 26 lloje drurësh, shkurresh pyjore, bimësh e barishtore të cilat mbulojnë rreth 80 % të territorit. Zona ka edhe një jetë të egër mjaft të larmishme me kafshë dhe shpendë të egër. Sipër në malin e Dajtit shikohet e gjithë Tirana dhe dy majat dominuese, ballkonet që qëndrojnë mbi shkëmbinjtë e pjerrët, në lartësinë nga 300-1613 m, të majës më të lartë.

Dajti mbetet si një ndër zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, organizimi i shëtitjeve malore me familjen apo shoqërinë, nëpër kreshtën shkëmbore të malit, nga gryka e Tujanit deri në qafë Fushë-Dajt pranë teleferikut është kthyer në objektiv për pushimin e vizitorëve, duke tërhequr turistë si dhe duke zhvilluar bizneset në zonës. Mali i Dajtit është një mrekulli e natyrës e mbushur me gjelbërim, me një pamje piktoreske ku shkrepjet janë të panumërta dhe me ajrin e pastër që cilësohet si mushkria e Tiranës.

Book your vacations

Adresa

Shermina (Linza), Linzë, Dajt

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose