Natyrë

Fshati Boboshticë, Korçë

Vlerësime 0

Fshati Boboshticë ndodhet rreth 7 km larg qytetit të Korçës. Fusha e bukur e Boboshticës në kohën e romakëve shërbente si vend fushimi për ushtritë e tyre. Boboshtica është edhe vendlindja e shkrimtarit të madh, Viktor Eftimiut. Është kryer ndërhyrje në restaurimin e monumenteve të kulturës si dhe rimodelimin e qendrës së saj. Si pasojë e emigracionit edhe Boboshtica ka mbetur me një numër të pakët të banorëve, dikur para viteve 1990 jetonin rreth 1400-1500 banorë.

•Në Boboshticë mund të vizitohen edhe kishat e hershme si: kisha e Shën Marisë, kisha e Shën Gjon Pagëzorit dhe Shën Dhimitrit.

•Boboshtica dallohet për një natyrë të mrekullueshme me: ajër të pastër, bimësi të larmishme me shkurre, drurë shumëshekullore frutorë, dushk dhe halorë, si edhe shumë bimë medicinale.

•Terreni është i pasur dhe të jep mundësinë e një sërë aktivitetesh rekreative e sportive si: ecje sportive, vrap, çiklizëm etj. •Potenciali konkurues në produkte si: rakia e manit (me vlera të shëndetshme, traditë e favorizuar edhe nga prania e drurëve të manit, unike në Shqipëri).

•Kuzhinë e larmishme me gatime tradicionale të mishit dhe të brumërave si: lakrori me dy petë i pjekur në saç, liko të ndryshme, etj. Natyra e mrekullueshme, festimet dhe prodhimi tradicional i rakisë së manit mundësojnë një ofertë të pasur me interes agro- turistik. Fshati ka shumë pemë shekullore, mana dhe raki prej këtij fruti të mrekullushem, traditë që ruhet prej vitesh nga banorët vendas. Gjithashtu nuk mungojnë restorante, tavernat shumë cilësore, me gatime të freskëta e tradicionale. Boboshtica mbetet për tu vizituar për natyrën e mrekullushme në çdo stinë të vitit, ku fshati merr një bukuri të veçantë.

Book your vacations

Adresa

Boboshticë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose