Natyrë

Fshati Bërzhitë, Tiranë

Vlerësime 0

Fshati i Bërzhitës ndodhet 16 km në juglindje të Tiranës. Bërzhita shtrihet në dy anët e rrugës nacionale Tiranë-Elbasan. Sipërfaqja e përgjithshme është mbi 68.5 km² dhe popullsia arrin në 4.973  banorë.

Zbulimet e bëra në Shpellën e Zezë dëshmojnë që kjo zonë ka qenë e populluar që nga paleoliti e deri në mesjetën e hershme. Ndër gjetjet e para dhe me vlerë të veçantë janë disa fragmente stralli, që i përkasin paleolitit të vonshëm, disa fragmente të enëve prej balte nga të cilat më të hershmet i përkasin neolitit 7000-3000 vjet p.e.s, disa gjetje të epokës së bronzit dhe të hekurit afërsisht 2000-500 vjet p.e.s. Zona e Bërzhitës zhvillimin ekonomik e mbështet tek bujqësia, blegtoria, frutikultura dhe ullishtet, me një pozitë të mirë gjeografike midis malit e fushës. Prodhimi më intensiv bujqësor realizohet në zonën fushore përgjatë luginës së lumit Erzen, me prodhimin e perimeve dhe drufrutorëve. Gjithashtu edhe blegtoria shihet si një pikë e fortë e zhvillimit ekonomik, pasi territori ka shumë kullota. Relievi i Bërzhitës përbëhet nga dy zona malore dhe një luginë ku shtrihen të dymbëdhjetë fshatrat e saj. Territori përshkohet nga lumi Erzen, lumi i Murdharit dhe nga disa përrenj të vegjël e të përkohshëm. Në veri të fshatit Pashkashesh ndodhet ujëmbledhësi i Skoranës, që furnizohet me ujin e lumit Erzen dhe ka kryesisht funksion ujitjeje.  

Fauna është relativisht e pasur, sidomos në zonën me bimësi më të dendur. Ndër kafshët që kanë përhapje më të madhe janë: ujku, dhelpra, derri i egër, lepuri dhe kunadhja. Në territorin e Bërzhitës rriten edhe shpendë si: shkurta, shapka, thëllëza, turtulli etj.

Bërzhita mbetet të vizitohet për ajrin e pastër dhe të freskët, për gjelbërimin e fushave dhe kodrave, për ujin e kaltër të lumit Erzen dhe burimin e Skoranës. Gjithashtu në Bërzhitë janë ndërtuar edhe restorante të bukura, duke iu përshtatur natyrës përreth, me një larmi gatimesh tradicionale dhe me prodhimet e freskëta të zonës.

Book your vacations

Adresa

Bërzhitë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose