Natyrë

Pylli Bedenit

Vlerësime 0

Pylli i Bedenit ndodhet mbi kodrat e fshatit me të njëjtin emër, 7 km në jugperëndim të qytetit të Kavajës. Pylli i Bedenit për vetë shtrirjen, larminë e llojeve, hapsirat e vogla me bar gjatë periudhës së pranverës frekuentohet shumë edhe nga nxënësit e shkollave të Kavajës. Është një pyll shumë i përzier dhe me sipërfaqe rreth 96 ha. Pylli përbëhet nga lloje të shumta si: fletore, halore dhe shkurre. Këtu përmendim: selvinë, e cila është një lloj i veçantë, pishën mesdhetare, akcian, qarrin, plepin dhe arrën e hindit. Gjithashtu dhe disa shkurre si: shqopa, mare etj. Pylli është gjithashtu një destinacion shumë i përshtatshëm për kohën e lirë, për eksploruesit e natyrës, adhuruesit e aventurës dhe të pasionuarit pas florës shqiptare.

Book your vacations

Adresa

Luz i Vogël, Kavaje, Tirana County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose