Muze

Shpella e Spillesë

Vlerësime 0

Shpella e Spillesë është më e madhja nga një seri shpellash dhe kjo e justifikon shkëlqyeshëm emrin e gjirit me të njëjtin emër. Shpellat janë të vendosura në bazën e një shkëmbi të ulët 100 metra nga vija e sotme bregdetare e Spillesë.

Shpella shtrihet në një thellësi prej më shumë se 30 m me një hyrje të parregullt rreth 8 m të gjerë dhe 7 m të lartë, 3,6 m mbi nivelin e detit. Ajo është formuar si rezultat i proceseve karstike.Shtretërit gëlqeror që kanë formuar muret e shpellës janë të deformuar tektonikisht, dhe ka një çarje të madhe në tavan.Në brendësi ekzistojnë disa stalaktite të zhvilluara mire dhe janë zbuluar prova të stratifikuara të aktivitetit prehistorik që daton nga mesi i Holocenit.

Zonat përreth shpellave ishin po ashtu të banuara gjatë kësaj periudhe, e cila është evidentuar nga qeramikat e gjendura dhe varret.

Shpella e Spillesë ishte e banuar edhe në Epokën e Hekurit, gjatë periudhës historike, Helenistike, Romake, madje edhe deri në Mesjetë. Gjetjet nga të gjitha këto periudha janë unike. Ato që dallojnë janë mikrolitet dhe veglat e shumta të strallit, ashklat, tehet, veglat gërmuese etj.

Shpella e Himarës me emërtimin: ‘’Shpella e Spillesë’’ është shpallur monument kulture .



Kontakto

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar