Kala

Kalaja e Borshit

Vlerësime 0

Kalaja me një sipërfaqe shkëmbore ngrihet mbi Kodrën e Sopotit, e cila ndodhet në veri të fshatit Borsh dhe në perëndim të Fterres.

Nga ana Perëndimore mali formon disa tarraca natyrale, ku duken një sërë godinash mesjetare. Pjesë të mbetura muresh të kohës antike duken në anën jugperëndimore në një gjatësi prej rreth 10 metra dhe një lartësi prej 1,33 m. Gurët janë punuar në formë të tillë që faqja e jashtme të jetë e fryrë, ndërsa faqet e tjera të jenë të rrafshëta, që e afron për nga teknika me muret e Butrintit.

Perandori Justiniani e vuri kalanë në listën e fortifikimeve në vitet 527-565, ndërsa në vitin 1790 venecianët e humbën atë.

Periudha më e fundit dokumentohet me një xhami te rrënuar qe duhet te jete e shekullit të 18. Kjo është xhamia e vetme e ruajtur në bregdetin shqiptar.

Kontakto

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar