Institucione Arsimore

Universiteti i Tiranës

Vlerësime 0

Universiteti i Tiranës është krijuar në vitin 1957, si universiteti i parë në Shqipëri. Krijimi i universitetit erdhi si rezultat i bashkimit të instituteve si: Instituti Pedagogjik, Instituti Politeknik, Instituti i Larte Ekonomik dhe Instituti i Larte i Mjekësisë duke formuar Universitetin Shtetëror të Tiranës.

Universitetin i Tiranës sot përbëhet nga gjashtë fakultete të cilat mbulojnë shkencat humane, ekonomike dhe natyrore. Është universiteti më i madh dhe më i lartë në Shqipëri. Ai përfshin 50 departamente akademike dhe 41 programe studimi. Shumica e programeve janë të ofruara në Tiranë, disa kampuse më të vogla lidhura me ta janë të vendosura në qytete të tjera të Shqipërisë, duke përfshirë në jug Sarandën dhe në veri  Kukësin.

UT ofron diplomë tre-vjeçare, Master një ose dy vjeçare dhe 3-5 vjeçare programe doktoratë, në përputhje me sistemin e Bolonjës. Në Universitetin e Tiranës studiojnë rreth 40 mijë studentë, në të tre ciklet e studimit në sistemin me kohë të plotë dhe atë të pjesshme.

Universitetin i Tiranës ka nënshkruar edhe shumë marrëveshje bashkëpunimi me universitete dhe institucione të ndryshme evropiane dhe botërore. Këto marrëveshje kuadër kanë si qëllim: shkëmbimin akademik dhe studentor, programe kërkime të përbashkëta, shkëmbime akademike në botime, revista, organizmin i konferencave të ndryshme.

Një nga qëllimet e Universitetit të Tiranës ka qenë njohja e tij ndërkombëtare. Kjo ëndërr tashmë është realitet me përfshirjen e tij si institucion partner në disa programe bashkëpunimi të Komisionit Europian.

Book your vacations

Adresa

Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë 1010, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose