Ura e Nivanit ose Ura e Zagorisë është një monument i trashëgimisë kulturore në Nivan - Zagori, të Gjirokastrës. Ky monument është i miratuar në qershor të vitit 1973. Tipologjia e saj është urë, e ndërtuar rreth shek.XVIII.
Ura është ndërtuar mbi lumin e Zagorisë, ndërmjet Gjirokastrës dhe Përmetit. Ajo është e përbërë nga dy harqe: harku kryesor mbi rrjedhën e lumit dhe një hark më i vogël, mbi tokë, në njërën nga këmbët e urës. Ura është e mbuluar me kalldrëm, me një gjatësi prej 34 m dhe është gjerësi 3.15 m. Kjo urë sot përveç funksionit të saj për kalimin e kafshëve dhe të njerëzve, është kthyer në objekt të vizitueshëm për historinë, kuriozitetin dhe arkitekturën e veçantë të saj.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
57GH+3RW, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar