Natyrë

Ujëvara e Grunasit

Vlerësime 0

Ujëvara e Grunasit ndodhet në fshatin Theth pranë Alpeve të Shqipërisë dhe është një destinacion turistik i njohur për udhëtarët që vizitojnë këtë zonë.Ujëvara e Grunasit ndodhet në shpatin perëndimor të luginës së Thethit në Alpet Shqiptare. Nis në rrëzën perëndimore të majës së Boshit, ku formon një lug të ngushtë shkembore nëpër një shpat gëlqeror, pastaj uji bie menjëherë nga një lartësi prej 25 m. Në fundin e ujëvarës është formuar një pellg, prej të cilit uji derdhet në luginën e Thethit, tek fillimi i kanionit të Grunasit. Ujvara e Grunasit është një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në brendesi te Parkut Kombetar te Thethit e ne krejt alpet Shqiptare, e shpallur monument natyre qe ne vitin 2002.

 Uji i freskët dhe i pastër rrjedh nga shkëmbinjtë dhe krijon një pamje të mrekullueshme.Përveç pamjes së mrekullueshme, ujëvara ofron edhe aktivitete të tjera si noti, kamping dhe piknik në zonën përreth.

Gjatë sezonit të verës, ujëvara është një nga destinacionet më të preferuara për udhëtarët e zonës së Thethit dhe Alpeve. Megjithatë, për shkak të vështirësive të rrugeve dhe kushteve të vështira të motit në sezonin e dimrit, vizitimi i ujvarës mund të jetë i vështirë. Por për ata që janë aventurierë dhe kanë dëshirë për të eksploruar natyrën në të gjithë stinëte saj, ujëvara e Grunasit në Theth është një destinacion turistik fantastik dhe i rekomanduar.

Book your vacations

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose