Rrënojat e Ipeshkëvisë së Sapës ndodhen në rrëzë të malit të Shën Mëhillit mbi fshatin Nënshat, Bashkia Vau-Dejes. Rrënojat janë shpallur zonë e mbrojtur në korrik të vitit 2016. Ato janë pranë me manastirin e motrave Karmelitane mbi fshatin Nënshat.
Si pjesë e fortifikimit të qytetit në brendësi të tij ndodhej edhe Dioqeza e Sapës me një histori mbi 950 vjeçare. Të dhënat e para të qytetit përmenden nga Annuali i Selisë së Shenjtë, që në vitin 1062. Qyteti ngrihej në brendësi të malit të Shën Mëhillit në një tarracë natyrore rreth 30 m, pa mbërritur në majën e malit, duke i dhënë një mbrojtje të sigurtë ndaj sulmeve.
Më vonë sipas dokumentave të kohës është Helena e Rashës e cila së bashku me Ipeshkvin e Tivarit i luten Papës që qytetin e Sapës, ta shpallin Dioqezë të re së bashku me fushën e Zadrimës. Në vitin 1292 qyteti digjet dhe shkatërrohet nga inkursionet e tartarve në Ballkan. Rindërtimi për vetëm një pjesë të kalasë së qytetit, filloi rreth vitit 1491 ku Dioqeza e re do kishte nën varësi dhe atë të Danjes e Sardës, të cilat ishin gjithashtu të shkatërruara. Rreth vitit 1860 Ipeshkëvia u ringrit në rrëzë të malit ku vazhdon të jetë dhe sot.
Sot nga gjithë kompleksi i Ipeshkvisë së Sapës ruhet vetem fasada ballore që ka një arkitekturë me ndikim të stilit gotik. Ështe e punuar me gurë të latuar të vendosur në mënyrë të rregullt, me elemente dekorative dhe mbi portën kryesore ruhet një rozetë në gjendje të mirë.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Medieval Assembly of Nënshat, Rruga Mrizi i Zanave, Lagjja e Sipërme (Fishtë)Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar