Natyrë

Plazhi i Spillesë

Vlerësime 0

Plazhi i Spillesë ndodhet në Kryevidh të Rrogozhinës. Spilleja është një fshat i vogël, i njohur për plazhin dhe pyllin mes hijeve të pishave dhe freskisë. Deti shtrihet pafund në pjesën jugore deri në grykëderdhjen e Shkumbinit, ndërsa në veri ndahet me Plazhin e Gjeneralit. Plazhi ranor përfundon pikërisht në veri, aty ku pastaj vazhdojnë brigjet e përziera të plazheve që vendasit e quajnë: Guri i Lëmutë, Plazhi i Gjeneralit, Gjiri i Forsilukut etj.
Vija bregdetare e Spillesë, është me gjerësi nga 50-200 m. Rëra e plazhit, nuk është thjesht qetësuese por mjaft kuruese, ku shumë pushues vijnë posaçrisht vetëm për të. Plazhi i Spillesë në Rrogozhinë këto vitet e fundit është vizituar kryesisisht nga pushues të Shqipërisë së Mesme, nga Maqedonia dhe Kosova. Të gjitha bizneset e ngritura përgjatë vijës bregdetare janë më konstrukt druri dhe të rrethuara nga gjelbërimi. Në plazh të bie në sy qetësia, pa zhurma ekstreme, pa disko me altoparlantë shurdhues, vetëm përplasje dallgësh dhe zhurma ere që futet mes pishave. Gjithashtu Spilleja njihet për detin e pastër ku nuk mungon edhe sinjalistika ujore për pushuesit si dhe kullat e vrojtimit me rojet bregdetare. Natyra e bukur, përmes detit të kaltër, rërës së butë dhe kurorës së pishave të larta e shumëvjeçare, është ndërthurur në harmoni të plotë me objektet e plazhit, duke ofruar një sërë restorantesh luksoze me gatimet e kuzhinës mesdhetare, italiane dhe duke e gërshetuar me gatimet tradicionale. Nuk mungojnë edhe beach baret e vogla, vendet e lojërave për fëmijë, këndet sportive si dhe për të apasionuarit e koleksioneve duke mbledhur në bregun e detit: zaje të të gjitha ngjyrave, gurë me xixa, copëra shkëmbinjsh me forma nga më të mahnitshmet, guaska të rralla, kuaj deti, rrënjë shkurresh etj.
Për të shkuar në Spille, duhet ndjekur rruga në të djathtë të superstradës Kavajë-Rrogozhinë. Vetëm 20 min larg nga Kavaja, ky destinacion ofron të gjitha komoditetet për të kaluar një ditë argëtuese në plazh dhe me një shërbim cilësor për turistët vendas e të huaj.

Book your vacations

Adresa

Spille Beach, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose