Shpella e Orëve është një destinacion i cili gjendet 21 km larg qytetit të Pukës, në fshatin Gojan. Ajo tërheq vëmendjen me të veçantat e saj: historinë intriguese, forma unike, sfondin panoramik dhe burimin e ujrave minerale që i jep një hije si një "Kërpurdhe e Arte". Shpella e Orëve, megjithëse e vogël në madhësi, shkëlqen për bukurinë dhe veçantinë e saj, duke qenë e vetmja e këtij lloji në Shqipëri. Uji mineral që rrjedh mbi shpellë e ka mbuluar atë nga të gjitha anët, duke krijuar formacione të jashtëzakonshme dhe duke ofruar një pamje panoramike tërheqëse të zonës rrethuese. Përpara viteve 60, Shpella e Orëve ka shërbyer edhe si një destinacion peligrinazhi, siç tregohet edhe nga emri i saj, "Shpella e Orëve", e cila lidhet me traditën kur njerëzit vinin këtu për të rënë në adhurim dhe reflektim, duke e quajtur vendin ku "Orët" qëndrojnë.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
XXWF+VMJ, Shkozë, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar