Shpella e Kataraktit ndodhet afër fshatit Theth, 870 m mbi nivelin e detit. Shpella njihet ndryshe edhe si: Ujëvara e Grunasit, Ku thyen uji qafën dhe Shpella e Ujit. Është shpellë karstike në gëlqerore, me gjatësi 170 m, me galeri, puse, zgjerime e ngushtime, sifone me ujë. Për të vizituar Shpellën e Kataraktit, ndiqet rruga Koplik-Theth.