Natyrë

Shpella e Haxhi Aliut

Vlerësime 0

Shpella e Haxhi Aliut ndodhet në gadishullin e Karaburunit, në skajin veriperëndimor të kepit të Gjuhëzës. Është më e madhja shpellë e bregdetit shqiptar, me një lartësi në hyrje 60 m mbi nivelin e detit. Sipas historianëve, kjo shpellë emrin e vjetër e ka shpella iliriane.

Në brendësi të shpellës të shfaqet një liqen në formë eliptike me aksin e madh të drejtuar nga hyrja. Salla ka një shtrirje në gjatësi prej 60 m dhe një gjerësi rreth 40 m. Shpella në tërësinë e saj ka një gjatësi rreth 100 m dhe formën e një kubeje . Thellësia e liqenit të brendshëm arrin 10.4 m drejt anës verilindore të fundit të shpellës.

Kjo shpellë vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e detarëve të huaj e shqiptare. Detari i guximshëm shqiptar Haxhi Aliu e ka përdorur atë si strehë mbrojtëse duke u përleshur me anijet e huaja grabitqare, të cilat tentonin të hynin në Gjirin e Vlorës apo të grabisnin piratisht bagëtitë e vendsave në Karaburun. Ndaj edhe sot kjo shpellë mban emrin e tij, shpella e Haxhi Aliut.  Në këtë shpellë janë gjetur edhe shumë objekte arkeologjike që vërtetojnë se kjo shpellë është përdorur nga tregtarë e kalimtarë që në lashtësi.

Kjo shpellë mbetet si një ndër vendet më të bukura në këtë gadishull ku përveç historisë të saj, ajo të mahnit edhe me pamjen mistike, me magjinë e ujërave të kristalta që e rrethojnë. Shpella është një atraksion i fuqishëm për çdo turist të huaj dhe vendas për ta eksploruar.

Book your vacations

Adresa

C8J4+4M3, Zvërnec, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose