Natyrë

Shpella e Gajtanit

Vlerësime 0

Shpella e Gajtanit ndodhet pranë fshatit Gajtan, rreth 12 km në lindje të qytetit të Shkodrës. Shpella është e formuar nga karsti në gëlqeroret e trias-jures dhe fillon me pus karstik. Pranë saj është një vendbanim i fortifikuar ilir, i kohës së hekurit.

Mendohet se: shpella është e vjetër rreth 100 mijë vjet para erës sonë, në kohën Mesolitike dhe Paleolitit, pra Gurit të Vjetër dhe Gurit të Mesëm. Profesor Dushi pohon se: Banorët  kanë dalë prej saj në periudhën e Gurit të Ri.

Shpella ka një hyrje të ngushtë dhe me hapësira të bollshme brenda saj. Përbëhet nga disa dhoma të formuara nga efekti karstik, ndërkohë që mendohet se aty kanë banuar njerëz dhjetëra mijëra vite më parë.

Shpella e Gajtanit është një vend i veçantë pasi mendohet se prej andej dhjetëra mijëra vite më parë njerëzit u shpërngulën për të ngritur qytezën e Gajtanit, që mban edhe sot e kësaj dite gjurmët e hershme të qytetërimit ilir. Për të vizituar Shpellën e Gajtanit ndiqet, rruga rurale Shkodër -Gur i Zi-Gajtan dhe rruga këmbësore.

Book your vacations

Adresa

Rruga e Rragamit, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose