Shkëmbi ndodhet në afërsi të fshatit të Zhejit, në lartësinë 1300 m mbi nivelin e detit. Shkëmbi përfaqëson një olistolit të madh me përbërje gëlqerore, të vendosur në masën e flishit më shumë argjilor.
Shkëmbi i Zhejit është me gjatësi 200 m, me gjerësi 100 m dhe me lartësi 500 m.
Mbi shpatet e thepisura të shkëmbit kanë folenë shpendë të ndryshëm si: pëllumbat e egër, skifterat dhe shqiponjat. Ai ka vlera shkencore, didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Shkembi i Zhejit, Maja e Cajupit, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar