Natyrë

Qyteti i Korçës

Vlerësime 0

Korça ndodhet në pjesën juglindore të Shqipërisë, në Krahinën Malore Qëndrore. Shtrihet në rrëzë të malit të Moravës, në lartësinë 869 m, mbi nivelin e detit. Relievi është kryesisht malor e kodrinor dhe lartësia mesatare është 1145 m. Sipërfaqja e përgjithshme është 805.99 km² dhe popullsia arrin në 130.531 banorë. Korça kufizohet në veri me Pogradecit - 41 km, në jug me Ersekën - 45 km, në lindje me Bilishtin - 27 km dhe në perëndim me Skraparin.                             

Në Korçë në vitin 1887 u hap shkolla e parë fillore në gjuhë shqipe, nga Organizata Drita. Pak vite më vonë, më 1891 familja Qirjazi hapi edhe shkollën e parë për vajza. Kjo ndërtesë në vitin 1968, u kthye në Muzeun e Arsimit . Rajoni i Korçës është i rrethuar nga një numër i konsiderueshëm kodrash e malesh si: mali i Moravës, mali i Qarrit, mali i Thatë. me zonën e Gorës, Voskopojës dhe Vithkuqit, të cilat janë zonat më malore.                                                                                                                     

Zona e ulët përfshin: fushën e Korçës, një ndër më të mëdhatë e Shqipërisë dhe fusha e Devollit të Sipërm. Zona e Korçës është e pasur me burime nënujore, lumenj, ku më i rëndësishmi është: lumi i Devollit me degën Dunavec dhe Osumi i sipërm. Në këtë zonë gjenden burimet e tre lumenjve të Shqipërisë si: Devolli, Shkumbini dhe Osumi. Liqenet janë: Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël. Zona e Korçës është një nga vendet që është banuar më herët. Gërmimet arkeologjike rreth qytetit të Korçës kanë zbuluar varre dhe fortifikime ilire që nga mijëvjeçari i katërt p.e.s.              

Është zbuluar një arkivol të shek.II e.s. i cili tregon të gdhendur figurën e dy farkëtarëve ilirë duke punuar hekurin në kudhër. Gjithashtu përmëndet edhe Tuma e Kamenicës, fakt që tregon banimin e kësaj zone që në epoken e bakrit.  Fushëgropa e Korçës udhëhiqej nga një dinasti e Mbretërisë Ilire  në vitin 650 p.e.s  dhe  më pas u udhëhoq nga një dinasti Kaone. Gjatë kësaj periudhe zona banohej më së shumti nga fise Kaone dhe Molose.                              

Gjatë periudhës së mesjetës, në vitin 853 krahima e Korçës ra nën sundimin e perandorit Bullgar Boris, i cili zgjati deri në vitin 1018. Ai formoi  edhe njësinë administrative të emërtuar “Kutmicevicë”, që do të thotë tokë e porsa pushtuar. Rreth vitit 1440 zona e Korçës u pushtua nga Osmanët dhe rreth shek.XV Iljaz bej Mirahori formoi qytetin modern të Korçës, me urdhër të Sulltan Mehmeti II. Korça nën pushtimin Osman njihej me emrin Goricë dhe ishte sanxhak i vilajetit të Manastirit. Ndërtimi i parë i Illjaz bej Mirahorit, ishte edhe Xhamia. Më pas lulëzoi Pazari i Vjetër i Korçës, në të cilin gjendeshin 16 hane, katër nga të cilat janë edhe sot. Aty tregtoheshin mallrat nga Greqia, Turqia, Venediku, Trieste, që nga prodhimet blegtorale e deri te bizhutë e shtrenjta.

  • Traktati i Shën Stefanit, i vitit 1878 ia kalonte Korçën dhe Pogradecin Principatës Bullgare ndërsa Traktati i Berlinit i po të njëjtit vit ia rikthente Perandorisë Osmane. Sundimi Osman zgjati deri në 1912, vit kur u shpall pavarësia e Shqipërisë.                                                            
  •  Gjatë Luftës së Parë Botërore, zhvillimet në Frontin e Maqedonisë bënë që qyteti shpejt të binte nën kontrollin francez, në vitit (1916-1920).                                                                              
  • Përfundimisht, Korça u bë pjesë e Shqipërisë në 1921, kur Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve riafirmoi kufijtë e vitit 1913.                                                                                                
  • Me fillimin e Luftës së dytë Botërore në 1939, Italia pushtoi Korçën dhe gjithë pjesën tjetër të vendit.                                                                                                                                             
  • Me tërheqjen e Italisë nga Lufta më 1943, Gjermanët e mbajtën qytetin të pushtuar deri më 24 tetor 1944.                                                                                                                        
  • Korça u çlirua në shtator 1944. Më tej, periudha e regjimit komunist , si kudo në Shqipëri ndikoi negativisht, duke luftuar ashpër shtresa intelektuale  dhe tregëtare të qytetit.

Sot Korça, në aspektin kulturor dhe arsimor vazhdon ti ruajë dukshëm traditat e saj duke u renditur ndër qytetet e para në Shqipëri. Qyteti ka një ekonomi të konsoliduar dhe biznese të shumta, themelet e saj janë në zhvillimin bujqësor, në sektorin e ndërtimit civil dhe prodhimin e materialeve të ndërtimit, në sektorin ushqimor dhe atë të shërbimeve. Korça ofron mundësi të mira edhe për zhvillimin e turizmit. Klima e saj është me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë e të thatë. Korça është një nyje e rëndësishme edhe për trasportin shqiptar.

Dy pika të rëndësishme dhe shumë të frekuentuara nga turistët janë Voskopoja e Dardha. Në Voskopojë gjenden një numër i konsiderueshëm kishash ortodokse dhe manastiresh që i përkasin kësaj periudhe. Gjatë dimrit të dy këto fshatra turistikë ofrojnë pista skijimi për vizitorët e tyre.  Ky qytet është djepi i kulturës, simbol i juglindjes shqiptare.                                     

Korçën e quajnë ndyshe, qytetin e Serenatave, e Dashurisë, e Artit, e Shkollës së Parë Shqipe.  Parisi i Vogël  gjatë gjithë vitit ofron aktivitete të shumta kulturore, ditët e festave si: Pashkët, Krishtlindjet, Karnavalet apo festa e birrës bashkë me kërnackat, rrugicat  me kalldrëm e kanë kthyer qytetin në një destinacion me numrin më të madh të vizitorëve të huaj dhe vendas.

Book your vacations

Adresa

JQ9H+2FM, Bulevardi Shën Gjergji, Korçë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose