Natyrë

Qyteti Finiqit

Vlerësime 0

Qyteti i Finiqit ndodhet 7 km nga qyteti i Delvinës, 8 km nga brigjet e detit Jon dhe 20 km nga qyteti i Sarandës. Sipërfaqja e përgjithshme është 44.100 ha dhe popullsia arrin në 35.518 banorë. Finiqi kufizohet në veri me Delvinën, në lindje me Dropullin, në jug me Greqinë dhe në perëndim me Sarandën.

Qyteti ka një histori të lashtë, si kryeqendra e kaonëve, ndërsa në shek.III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit. Nga pikëpamja etnografike apo antropogjeografike, Finiqi përbëhet nga Vurgu (fshatrat fushorë rreth 44%), e Rëzës (fshatrat malorë reth 34%) dhe nga zona e ndërmjetme kodrinore (vija Sirakat, Livinë, Llazat, Gravë, Karroq, 22%).                                         

  • Malet kryesorë janë: Shtugara, Polica, Shendeniku, Driani, Mali i Gjerë, Dhivrovuni, Malina, Mileja, etj.                                                                                                                                               
  • Mali më i lartë është Shtugara me rreth 2000 m, mbi nivelin e detit.                                              
  • Lumenjtë kryesorë që e përshkojnë janë: Bistrica 25 km, Pavlla 50 km, Kalasa, përroi i Livadhjasë dhe përroi i 58 fshatrave.
  • Finiqi përbëhet nga Livadhjaja, Dhivri, Mesopotami dhe Aliko.

Finiqi mbetet për tu vizituar sidomos nga turistë që adhurojnë historinë e lashtë që mbart ky qytet, me shkrimet e shkrimtarëve që në antikitet, historianëve dhe gjeografëve si Polivios, Strabonës, Aristotelit etj.                                           

Book your vacations

Adresa

Finiq, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose