Natyrë

Fshati Qerret

Vlerësime 0

Fshati Qerret ndodhet 1.2 km afër Malit të Robit dhe 2.4 km larg plazhit të Golemit, në Kavajë. Qerreti është një fshat i vogël me një popullsi prej rreth 1.000 banorësh.

Qerreti është fshat turistik, kryesisht i banuar nga Kosovarët, të ardhur shumë dekada më parë. Ai është një fshat i bukur turistik, me shtëpi 2-3 katëshe të ndërtuara nga vetë banorët  e fshatit ku të bie në sy ballkonet e mbushura me lule të shumëngjyrëshe.

Fshati turistik ndodhet 200 m larg plazhit. Vija bregdetare e tij është e pastër me rërë të bollshme dhe kurative, me pishat e vogla që e mbushin me gjelbërim të gjithë zonën bregdetare. Gjithashtu janë ndërtuar resorte turistike, bare, restorante dhe hotele bashkohore, ku çdo pushues gjen veten për pastërtinë, shërbimin, komfortin e kërkuar. Për vetë klimën e butë e të ngrohtë që ka, plazhi i Qerretit mbetet një destinacion mjaft i vizituar në çdo periudhë të vitit.   

Book your vacations

Adresa

Qerret, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose