Natyrë

Plazhi i Orikumit, Vlorë

Vlerësime 0

Plazhi i Orikumit ndodhet në jug të Gjirit të Vlorës, vetëm 5 km me makinë. Në sfond shihet mali i Athanasious që ngrihet 2.000 m mbi Vlorë, duke ofruar një pamje mahnitëse.

Plazhi është shumë i bukur, ndryshe nga zonat e tjera këtu hapësirat bregdetare janë ranore, me ujin e pastër kristal, me brigjet e buta e të qeta. Ky plazh është i përshtatshëm për familje me fëmijë, të cilët këtu mund të shijojnë ecjen në ujërat e cekëta dhe ndërtimin e kështjellave me rërë në breg. Ndërsa të rriturit së bashku me to, thithin pak diell ose eksplorojnë formacionet e mëdha shkëmbore përgjatë vijës bregdetare.

Në plazh gjithçka është e organizuar, po kështu edhe shërbimet e plazhit etj. Aty gjenden bare dhe restorante që ofrojnë gatimet e shijshme, prodhimet e freskëta të detit dhe sigurisht ato tradicionale të zonës. Gjithashtu mund të gjeni çdo shërbim tjetër me qera si: shezllonë, çadra, varka me pedale etj. Mund të akomodoheni në hotelet apo apartamentet me qera shumë afër plazhit.

Përveç relaksimit në brigjet e tij me rërë, ka plot aktivitete që mund të bëni në plazhin e Orikumit. Ky plazh të ofron mundësi të shumta si: kajakë ose dërrasa me vozitës ose për aventurierët nuk mungojnë shëtitjet me varkë me banane ose udhëtime me vela, të cilat të mundësojnë pamjet e bukura, e të pabesueshme të kësaj vije bregdetare.

Book your vacations

Adresa

8FJ6+8RV, Orikum, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose