Natyrë

Plazhi i Gjeneralit, Kavajë

Vlerësime 0

Plazhi i Gjeneralit ndodhet në fshatin Bardhor, të Kavajës. Plazhi copëzohet nga një pjesë shkëmbore duke krijuar një vijë të thërrmuar ujë-tokë, e cila mbyllet me dy kepa majtas-djathtas, në formën e një patkoi.

Sipas legjendës ky plazh mban emrin e gjeneralit italian: i cili gjatë Luftës së Dytë botërore kur Italia pushtoi Shqipërinë, kishte ardhur në Shqipëri rreth viteve 40. Kanë kaluar më shumë se shtatëdhjetë vjet që atëherë, por edhe sot e kësaj dite, ky gji vazhdon të quhet Plazhi i Gjeneralit, për shkak të frekuentimit të ushtarakut në vite, derisa mbaroi lufta.

Është një gji i mrekullueshëm rreth 400 m të gjerë, me një det thellësisht blu. Plazhi rrethohet nga kepat shkëmborë që janë konglomeratikë dhe e kanë mbushur bregun me zaje të vegjël shumëngjyrësh që formojnë një mozaik të mahnitshëm. Bota ujore është pasur me peshq të llojeve të ndryshëm dhe më një specie të veçantë breshke detare, e cila ka zgjedhur pikërisht këtë plazh të vogël për të mbarështuar llojin e saj.

Plazhi i Gjeneralit është pjesa më e bukur dhe më tërheqëse në të gjithë rivierën Kavajase. Fare pranë tij në kurriz të kodrave gjendet një kompleks i vogël turistik. Gjithçka e ndërtuar aty është kryer duke respektuar natyrën, duke përdorur vetëm struktura prej druri, që nga vilat e vogla, apartamentet e deri tek verandat e restorantit që ofrojnë kuzhinë deti e peshk të freskët për pushuesit e shumtë.

 

Book your vacations

Adresa

Synej, Kavaje, Tirana County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose