Natyrë

Pazari i Korçës

Vlerësime 0

Pazari i Korçës është një monument i trashëgimisë kulturore në Korçë. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar në qershor të vitit 1973. Tipologjia e tyre janë dyqane, të ndërtuara rreth shek XVIII. Pazari përfshin në brendinë e tij 33 blloqe me rreth 150 dyqane. Nga këto blloqe, gjashtë janë hane: Hani i Elbasanit, Hani i Manastirit, Hani i Gjelit, Hani i Oparakëve, Hani i Kiços dhe Hani me dy porta.

Ndërtesat formojnë një ansambël arkitekturor, të cilat parcelizohen ndërmjet tyre nga rrugët e shtruara me kalldrëm. Ndërtesat kanë pothuajse një stil ndërtimi, dy katëshe, me bodrum dhe me lartësi mesatare rreth 8 m. Ndërsa dritaret janë të gjata, të ngushta dhe të veshura me kangjella metalike.

Book your vacations

Adresa

JQ9F+3RR, Korçë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose