Parku i Korçës ndodhet në veriperëndim të qytetit. Parku është krijuar 60 vjet më parë, për të qenë mushkëria e këtij qyteti. Ai është i veçantë sa i përket shumëllojshmërisë së drurëve dhe bimësisë, me një shtrirje prej 100.000 m².
Parku frekuentohet nga dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme kryesisht gjatë fundjavës është edhe më i populluar nga: shëtitjet e familjarëve, turistëve dhe aktivitetet sportive të të rinjve. Parku i Korçës është një park model me standarde europiane, me qëllim dhe vetëm në funksion të qytetarëve të saj.