Natyrë

Parku Natyror i Zagorsë

Vlerësime 0

Parku Natyror Zagori shtrihet mes vargmaleve Shëndëlli, Lunxhëri, Bureto, Trebeshinë, Dhëmbël e Nemërçkë. Këto vargmale cilësohen si më të mëdhenjtë dhe më të lartët në jugun e Shqipërisë.Parku përfshin rreth 25.000 ha, ku përzihen peizazhe malore, fshatra të vegjël karakteristikë, monumente të trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe vlera të botës bimore dhe shtazore.Një atraksion turistik i rëndësishëm që i shton vlerat parkut, është edhe Ujëvara e Doshnicës.

Zagoria ngjan brenda kësaj kurore malesh si një “perlë e rrallë natyrore”. Një hijeshi mbresëlënëse që fillon nga malet e larta, me shkëmbinjtë e ashpër e të thepisur, me oazet e gjelbra me pemë. Ky park ofron një mjedis të përshtatshëm edhe për aventura malore si: kalërimi, kampingu dhe alpinizëm.  Vlerat e bio-diversitetit, vlerat kulturore dhe shpirtërore që mbart kjo zonë në gjirin e saj, mbetet një atraksion për tu vizituar nga turistë të huaj e vendas.

Book your vacations

Adresa

Parku Natyror i Zagorisë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose